Franca Turqisë: S’ka shans të pranoheni në BE
Në një konferencë të përbashkët në Paris, Macron ka thënë se ka dallime mbi të drejtat e njeriut. Ndërsa Erdogan ka thënë se Turqia është e lodhur nga lutjet që t’i bashkohet BE-së.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka thënë homologut turk, Recep Tayyip Erdogan, se nuk ka shans që Turqia t’i bashkohet Bashkimit Evropian tash. Në një konferencë të përbashkët në Paris, Macron ka thënë se ka dallime mbi të drejtat e njeriut që kur në Turqi dështoi tentimpuçi më 2016. Erdogan ka thënë se Turqia është e lodhur nga lutjet që t’i bashkohet BE-së. Ai më pas sulmoi një gazetar i cili e pyeti për raportimet se Turqia po çon armë në Siri. Gazetari dëshironte të pyeste Erdoganin për një raportim të gazetës ‘Cumhuriyet’, ndërsa Erdogan iu përgjigj ashpër. “Kur bëni pyetje, duhet të jenë të kujdesshëm në këtë pikë. Dhe mos flisni me fjalët e tjetër kujt”, iu përgjigj Erdogan. Macron ka thënë se është koha që t’i jepet fund hipokrizisë se kinse Turqia ka përparuar në bisedimet për anëtarësim në BE. “Përderisa marrëdhëniet me Bashkimin Evropian janë shqetësuese, është e qartë se zhvillimet e fundit dhe zgjidhjet nuk lejojnë progres të procesit me të cilin jemi lidhur”, ka thënë ai. Po ashtu, presidenti i Francës, Emmanuel Macron i ka thënë homologut të tij turk, Recep Tajip Erdogan se shtetet demokratike kanë respekt për sundimin e ligjit dhe në luftën kundër terrorizmit. “Demokracitë tona duhet të jenë të forta ndaj terrorizmit. Por, në të njëjtën kohë, demokracitë tona duhet të mbrojë sundimin e ligjit”, ka thënë Macron, në një konferencë të përbashkët me Erdoganit, pas takimit në Paris. Presidenti francez ka thënë gjithashtu se zhvillimet e fundit në Turqi, nuk kanë lejuar që ky shtet të bëjë ndonjë progres në anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Për këtë arsye, Macron ka shtuar se do të ishte hipokrite të pretendohet se mund të hapen kapituj të rinj për Turqinë, në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.