Rritet kundërshtimi ndaj anëtarësimit të Suedisë në NATO
Rezultati i një sondazhi në Suedi tregon një rritje të numrit të kundërshtarëve të anëtarësimit të Suedisë në NATO.
Siç njofton agjencia ruse e lajmeve Ria Novosti, rezultatet e sondazhit të kryer nga instituti Ipsos në dhjetor treguan se numri i kundërshtarëve të anëtarësimit të Suedisë në NATO ishte 4% më i lartë se vitin e kaluar dhe arriti në 44%. Të anketuarit iu përgjigjën pyetjes: Në rast të kërcënimit ushtarak të huaj ndaj Suedisë, a mendoni se NATO do të ndihmojë Suedinë? Raporti thekson se anëtarësimi i Suedisë në NATO ishte propozim i partive të koalicionit borgjez, pavarësisht polemikave mbi këtë çështje. Partia Liberale bën thirrje për anëtarësimin e menjëhershëm të Suedisë në NATO, por tri parti të tjera përfshirë partinë Modrad, partinë Centriste dhe Kristian Demokratët, po kërkojnë një shqyrtim të këtij propozimi. Partia Social-Demokrate e Suedisë është kundër anëtarësimit në NATO dhe kundër çdo debati mbi këtë çështje. Shumë suedezë besojnë gjithashtu se Suedia nuk ka nevojë fare për anëtarësimin në NATO. Suedia është e njohur për neutralitetin e saj dhe deri më tani ka miratuar një politikë të mosafrimit me NATO-n.