Dy të plagosur nga zjarri në kullën “Trump”
https://parstoday.ir/sq/news/world-i66387-dy_të_plagosur_nga_zjarri_në_kullën_trump
Departamenti i Zjarrfikësve të Nju Jorkut i është përgjigjur menjëherë situatës së befasishme në të cilën është gjendur kulla “Trump” mëngjesin e së hënës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 08, 2018 14:01 Europe/Tirane
  • Dy të plagosur nga zjarri në kullën “Trump”

Departamenti i Zjarrfikësve të Nju Jorkut i është përgjigjur menjëherë situatës së befasishme në të cilën është gjendur kulla “Trump” mëngjesin e së hënës.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë se një zjarr ka rënë në kullën e ish-manjatit të pasurive të paluajtshme, sot president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me zjarrfikësit që janë parë mbi çatinë e qiellgërvishtëses së ndodhur në rrugën “East 57” dhe “Fifth Avenue” në Manhattan. Zjarri thuhet të jetë një incident i vogël, i shkaktuar nga një defekt elektrik, sipas deklaratave të Departamentit të Zjarrfikësve për mediet lokale. Rreth 84 zjarrfikës shkuan fillimisht në vendngjarje, ndërsa vetëm pak prej tyre mbetën në çatinë e kullës rreth një orë më vonë. Deri më tani dyshohet për dy të plagosur, njëri në gjendje serioze. Kulla shërben si rezidencë banimi por edhe biznesi. Donald Trump, i cili ka ende një rezidencë në këtë kullë, ndodhej në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, në momentin që ka rënë zjarri.