BE-ja i zgjeroi sanksionet kundër Koresë Veriore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i66429-be_ja_i_zgjeroi_sanksionet_kundër_koresë_veriore
Bashkimi Evropian i zgjeroi sanksionet për Korenë Veriore për shkak të aktiviteteve lidhur me zhvillimin e programit bërthamor dhe raketor, ndërsa Këshilli i Unionit sot publikoi se me atë janë përfshirë edhe 16-të persona dhe Ministria e Forcave të Armatosura Kombëtare (MPAF).
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 09, 2018 09:29 Europe/Tirane
  • BE-ja i zgjeroi sanksionet kundër Koresë Veriore

Bashkimi Evropian i zgjeroi sanksionet për Korenë Veriore për shkak të aktiviteteve lidhur me zhvillimin e programit bërthamor dhe raketor, ndërsa Këshilli i Unionit sot publikoi se me atë janë përfshirë edhe 16-të persona dhe Ministria e Forcave të Armatosura Kombëtare (MPAF).

Ata u shtuan në listën me sanksione, e cila ka të bëjë me ngrirjen e pronës dhe ndalesën për udhëtim, në bazë të rezolutës të Këshillit të Sigurimit të miratuar më 22 dhjetor të vitit të kaluar. Nga KB-ja kumtuan se me këtë numri i personave të përfshirë me masa restriktive është rritur në 79 persona, si dhe në 54 entitete. Krahas kësaj, vetëm nën sanksionet e BE-së gjenden edhe 41 persona dhe 10 entitete në Korenë Veriore. Është paralajmëruar edhe se në javët e ardhshme BE-ja me siguri do të miratojë masa shtesë kundër Koresë Veriore.