Vritet myftiu i ISIS në Kirkuk të Irakut
Zëdhënësi i forcave popullore irakiane Hashd Al Shabi ka njoftuar për vrasjen e myftiut të ISIS gjatë një operacioni në provincën jugore Kirkuk.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Ali Al Hosejni, ka thënë: Në këto operacione të cilat u kryen në afërsi të një fshati në qytetin Dakuk në jug të Kirkukut nga forcat Hashd Al Shabi, kanë vrarë Abdulkadër Al Azi, myfti i grupit terrorist ISIS si dhe tre bashkëpunëtorët e tij të cilët e shoqëronin atë. Al Hosejni ka shtuar: Hashd Al Shabi dhe forcat e sigurisë kanë vazhduar operacionet për shkatërrimin e plotë të elementë të ISIS në Khavixha, në jugperëndim të Kirkukut. Komanda e operacioneve në Kirkuk më 18 dhjetor 2017, njoftoi gjithashtu për vrasjen e një komandanti të ISIS në Kirkuk së bashku me katër ndihmësit e tij në një sulm ajror në jug të Kirkukut. Ndërkohë, Rakan Al Xhaburi, guvernator i Kirkukut, në takim me një zyrtar norvegjez për cështje të refugjatëve, ka njoftuar për shkatërrimin e plotë të 116 fshatrave në Kirkuk nga ISIS dhe ka shtuar: Pjesët jugore dhe perëndimore të Kirkukut kanë pësuar shkatërrimin më të madh në Irak, pasi grupi terrorist i ISIS pushtoi dhe shkatërroi infrastrukturën e këtij vendi për më shumë se tre vjet. Forcat irakiane të sigurisë kanë arritur të çlirojnë rajonet jugore dhe perëndimore të Kirkukut që ishin të okupuara për tre vite nga grupi terrorist ISIS.