Parlamenti grek anulon ligjin për praktikimin e sheriatit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i66509-parlamenti_grek_anulon_ligjin_për_praktikimin_e_sheriatit
Parlamenti grek ka anuluar ligjin për praktikimin e sheriatit islamik në çështjet martesore, divorcit dhe trashëgimia për pakicën  myslimane në këtë vend.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 10, 2018 09:25 Europe/Tirane
  • Parlamenti grek anulon ligjin për praktikimin e sheriatit

Parlamenti grek ka anuluar ligjin për praktikimin e sheriatit islamik në çështjet martesore, divorcit dhe trashëgimia për pakicën  myslimane në këtë vend.

Sipas agjencisë gjermane të lajmeve DPA, më këtë veprim Parlamenti gjerman i obligon myslimanët në çështjet e tilla si martesa, mbajtja e fëmijëve dhe trashëgimia t'i drejtohen gjykatave, ndërsa ligjet islame nuk merren parasysh. Aleksandër Tsipras, kryeministër i Greqisë, projekt-ligjin e ri të parlamentit grek e ka quajtur një masë historike të barazisë para ligjit për të gjithë grekët. Greqia ishte i vetmi vend evropian në të cilin ekzistonin gjykatat speciale për 120 mijë myslimanë në verilindje të këtij vendi për çështjet e tilla si martesa, divorci e të ngjashme.