Zarif në takim me Lavrov: Marrëveshja bërthamore duhet marrë seriozisht
https://parstoday.ir/sq/news/world-i66591-zarif_në_takim_me_lavrov_marrëveshja_bërthamore_duhet_marrë_seriozisht
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka deklaruar se të gjitha palët nënshkruese të programit të përbashkët të veprimit në koordinim me njëri tjetrin duhet të garantojnë se këto arritje ndiqen me sukses.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 11, 2018 05:35 Europe/Tirane
  • Zarif në takim me Lavrov: Marrëveshja bërthamore duhet marrë seriozisht

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka deklaruar se të gjitha palët nënshkruese të programit të përbashkët të veprimit në koordinim me njëri tjetrin duhet të garantojnë se këto arritje ndiqen me sukses.

Muhamed Xhavad Zarif ditën e mërkurë u takua me Sergei Lavrov ministrin e jashtëm të Rusisë. Ai pasi shprehu falënderime për mbështetjen e qeverisë ruse në zbatimin e marrëveshjes bërthamore ka thënë se marrëveshja bërthamore është një sukses dhe arritje ndërkombëtare dhe ANEA shumë herë ka konfirmuar faktin se Irani ka zbatuar të gjitha angazhimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Fatkeqësisht një prej nënshkruesve të programit të përbashkët të veprimit jo vetëm që nuk ka zbatuar angazhimet e tij në mënyrë të plotë por ka bërë edhe veprime destruktive në rrugën e zbatimit të marrëveshjes bërthamore, tha në falën e tij Muhamed Xhavad Zarif. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit  duke theksuar se bashkëpunimit Teheran-Moskë ka pasur rol të rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit në rajon, shtoi se Irani është zotuar që duke bashkëpunuar me Rusinë dhe Turqinë, të mundohet që bisedimet e Astanasë të ecin përpara dhe konferenca e Suçit të jetë një konferencë e suksesshme për gjetjen e një zgjidhjeje politike të krizës në Siri. Vlen të theksohet se mëngjesin e së mërkurës ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit shkoi në Moskë për tu takuar me homologun e tij rus Sergei Lavrov. Kjo vizitë u krye në kuadër të kontakteve të vazhdueshme të Iranit dhe Rusisë. Pas një vizitë në Moskë ku Muhamed Xhavad Zarif u takua me homologun e tij Sergei Lavrov, shefi i diplomacisë iraniane u nis për në Bruksel ku me ftesë të Federika Mogherini dot ë mbahet takimi mes ministrave të jashtëm të Iranit, Anglisë, Gjermanisë dhe Francës.