OKB mirëpret bisedimet mes dy Koreve
Janar 11, 2018 05:35 Europe/Tirane
KS i OKB ka mirëpritur bisedimet mes Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut për uljen e tensioneve në gadishullin korean.
Geirat Amrov, përfaqësuesi i Kazakistanit në OKB, vendi i të cilit mban kryesinë e radhës në KS të kësaj organizate, ka mirëpritur bisedimet mes dy Koreve dhe ka thënë se këto bisedime hapin rrugën për normalizimin e situatës, për uljen e tensioneve dhe për çarmatosjen bërthamore. Këto bisedime i ka përshëndetur edhe Olof Skoog, përfaqësuesi i Suedisë në OKB. Bisedimet mes dy Koreve kanë nisur në fshatin e paqes Pnamunjom.
Tags