Britania e Madhe: Nuk ekziston zëvendësim për marrëveshjen bërthamore
(last modified Thu, 11 Jan 2018 15:15:41 GMT )
Janar 11, 2018 16:15 Europe/Tirane
  • Britania e Madhe: Nuk ekziston zëvendësim për marrëveshjen bërthamore

Ministri i punëve të jashtme të Britanisë së Madhe deklaroi se marrëveshja bërthamore e arritur mes Grupit 5+1 dhe Iranit, nuk ka zëvendësim.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Boris Xhonson, ministri i punëve të jashtme të Britanisë së madhe në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrat e jashtëm të katër vendeve të rëndësishme evropiane në Bruksel, në lidhje me marrëveshjen bërthamore theksoi se Irani ka zbatuar tërësisht marrëveshjen bërthamore dhe një gjë e tillë është konfirmuar nga ANEA, prandaj kjo çështje është shumë e rëndësishme dhe duhet krijuar mbështetjen botërore ndaj kësaj marrëveshje. Ministri i jashtëm britanez gjithashtu tha se takimi i katër vendeve evropiane në Bruksel është shumë i rëndësishëm, për arsye se evropianët i japin vlerë të madhe marrëveshjes bërthamore me Iranin. Xhonson edhe njëherë theksoi mbështetjen e Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë dhe të vendeve të tjera evropiane dhe gjithashtu mbështetjen e znj. Federika Mogherini, shefes së diplomacisë evropiane, për vazhdimin e zbatimit të marrëveshjes bërthamore.

Tags