Takimi i Macron me krerët e lartë të Italisë
Emanuel Macron, president i Francës dje në Romë u takua me krerët e lartë të Italisë me të cilët diskutoi mbi krizën dhe sfidën e emigracionit dhe të ardhmen e bashkimit evropian.
Emanuel Macron president i Francës gjatë qëndrimit të tij në Itali u takua me Sergio Matarela president i Italisë. Më pas presidenti i Francës pati një takim me Paolo Xhentiloni kryeministër i Italisë dhe me disa funksionarë të tjerë të këtij vendi me të cilët diskutoi për mënyrën e administrimit të krizës së emigrantëve të jashtëligjshëm dhe përgjegjësitë që kanë vendet evropiane për tu ardhur në ndihmë Italisë dhe Greqisë të cilët janë në vijën e parë të kufirit nga ky futen emigrantët në Evropë. Italia ka bërë një punë të madhe për emigrantët dhe ne jemi në solidaritet me Italinë në politikat e migracionit. Të dy vendet tona duhet të përballen me emigracionin e paligjshëm përmes bashkëpunimit me Afrikën, veçanërisht në zonat si Nigeria dhe Libia, tha presidenti i Francës. Ndërkohë, Xhentiloni tha se Italia do të vazhdojë të bëjë pjesën e saj sa i përket çështjes së emigrantëve, ndërsa kërkoi më shumë bashkëpunim. Në fjalën e tij Xhentiloni tha: “Italia ka bërë dhe do të vazhdojë të bëjë pjesën e saj në ndihmën dhe mikpritjen e emigrantëve. Politika për emigrantët nuk duhet tu besohet vetëm disa shteteve, por të jetë e shpërndarë në të gjitha vendet e BE-së”. Presidenti i Francës, Emanuel Macron gjithashtu shprehu gatishmërinë e vendit të tij për të marrë përgjegjësitë, por tha se nuk duhet lejuar emigrimi i paligjshëm. “Ne nuk mund të pranojmë burrat dhe gratë të cilët për arsye ekonomike vijnë në vendet tona. Kjo kategori dhe ata që kërkojnë azil, janë dy realitete të ndryshme”, ka thënë Macron. Është parashikuar që në fund të takimit të firmoset marrëveshja mbi bashkimin e transportit si një prej rezultateve konkrete të këtij Samiti, si dhe pritet miratimi i planit të veprimit shumë vjeçar mbi hapësirën rajonale ekonomike të Ballkanit, që përfshin tregtinë, investimet dhe integrimin. Nga vizita e Macron në Itali pritet të arrihet një progres lidhur me traktatin e Dublinit. Martin Pluim ekspert i çështjeve politike, thotë se kriza e emigrantëve, kriza e administrimit dhe politikat evropiane janë çështje për të cilat duhen kryer reforma themelore dhe këtë përgjegjësi mesa duket po e ndjek me intensitet të lartë vetë presidenti Emanuel Macron. Ai është i mendimit se Evropa ka vepruar dobët dhe në mënyrë jo efikase në vendimet e saj për të ndryshuar gjendjen. Italia në pozitën e vendit të tretë me ekonominë më të madhe në Evropë, kërkon bashkëpunim nga të gjitha vendet evropiane për kryerjen e reformave. Tani duhet parë reagimi i vendeve të mëdha si Gjermania dhe Franca në planet e Italisë për kryerjen e reformave. Ky bashkëpunim duket i dyshimtë për faktin se nga aspekti ekonomik Italia ndodhet në gjendje më të dobët se dy vendet e tjera të lartpërmendura. Pierre Moscovic komisionari i lartë i BE për ekonominë dhe financat në nëntor të vitit 2017 deklaroi se ekonomia Italisë, ka pasur rritjen më të ulët në mesin e 28 vendeve anëtare të BE. Nëse Italia dëshiron të qëndrojë në klubin e vendeve të pasura të BE ajo është e detyruar të ndërmarrë reforma të ndryshme dhe të shpresojë se Berlini dhe Parisi do të bashkëpunojnë në kryerjen e reformave të BE që janë në interes të Italisë. Një prej hallkave kryesore të Italisë, është marrja e vendimeve të duhura dhe të menjëhershme në rast krize dhe në përballje me sfidat.