Trump dorëzohet përballë marrëveshjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i66727-trump_dorëzohet_përballë_marrëveshjes_bërthamore
Presidenti amerikan Donald Trump, është dorëzuar përballë marrëveshjes bërthamore dhe ka konfirmuar edhe për 3 muaj të tjerë afatin e heqjes së sanksioneve në kuadër të kësaj marrëveshjeje.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Janar 13, 2018 05:11 Europe/Tirane
  • Trump dorëzohet përballë marrëveshjes bërthamore

Presidenti amerikan Donald Trump, është dorëzuar përballë marrëveshjes bërthamore dhe ka konfirmuar edhe për 3 muaj të tjerë afatin e heqjes së sanksioneve në kuadër të kësaj marrëveshjeje.

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka hequr dorë nga sanksionet kundër Iranit dhe për këtë arsye do ta mbajë marrëveshjen bërthamore ende të paprekur, por do të vendosë sanksione mbi disa sektorë të ekonomisë së Iranit që janë jashtë frymës së marrëveshjes. "Nëse Shtetet e Bashkuara do të përpiqeshin të anulonin marrëveshjen, ata do të duhej ta provonin atë dhe aty ku ata nuk do të jenë të sigurt, ata nuk kanë prova për shkak se Irani nuk e ka shkelur marrëveshjen asnjëherë dhe kjo është me të vërtetë vetëm një shenjë e paragjykimeve më të mëdha sioniste kundër Iranit. Trump nuk e ka kundërshtuar marrëveshjen bërthamore me Iranin, por ai për të kënaqur sionistët, Partinë Likud dhe Benjamin Netanjahun, mund të bëjë përpjekje që të dobësojë rregullat dhe nëse kjo vazhdon, do të ishte në kundërshtim me marrëveshjen bërthamore. Trump do të duhej të vendoste deri në 12 janar nëse ai do të ri-vërtetojë marrëveshjen bërthamore të Iranit, i njohur si Plani i Përbashkët i Veprimit e arritur mes Iranit dhe G 5+1, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara. Tashmë presidenti ameirkan ka konfirmuar planin e përbashkët të veprimit edhe pse ai e ka quajtur marrëveshjen një "siklet" për SHBA dhe "marrëveshja më e keqe e negociuar ndonjëherë". Presidenti amerikan, ka pranuar rekomandimet e sekretarit të shtetit Rex Tillerson, sekretarit të mbrojtjes James Mattis dhe këshilltarit të sigurimit kombëtar McMaster dhe vendosi për shtyrjen e lehtësimit të sanksioneve anti-iraniane edhe për tre muaj të tjerë. Ky veprim shkon kundër dëshirës së Trump për t'i dhënë fund përfshirjes së vendit të tij në marrëveshjen e rëndësishme midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore - SHBA, Britania e Madhe, Franca, Kina, Rusia dhe Gjermania. Marrëveshja vendos kufizime për pjesë të programit paqësor bërthamor të Iranit në këmbim të heqjes së sanksioneve bërthamore. Sipas raportit të AP, megjithatë, Trump ka të ngjarë të prezantojë një seri të re të sanksioneve që do të përfshinin edhe firmat dhe individët iranianë, sanksionet ndaj të cilëve duhej të hiqeshin nën marrëveshjen bërthamore. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë ka deklaruar se Donald Trump, president i Amerikës, vazhdon ta konsiderojë marrëveshjen bërthamore si marrëveshjen më të keqe të nënshkruar nga Amerika. Plani i Presidentit amerikan Donald Trump për të imponuar sanksione shtesë kundër Iranit që janë të ndara nga ato që mbulohen nga marrëveshja ndërkombëtare bërthamore shkelin "shpirtin" e marrëveshjes dhe është një "mënyrë e mençur" e sabotimit të saj. Tani ka indikacione se ka një strategji që Shtëpia e Bardhë ka rënë dakord, padyshim me urdhër të këshilltarëve të politikës së jashtme, që në thelb të bëjë diçka më të zgjuar, që mos të tërhiqet zyrtarisht nga marrëveshja, por përkundrazi të vazhdojë të vendosë sanksione të reja kundër Iranit të cilat nuk janë në përputhje me marrëveshjen bërthamore. Kjo duket të jetë një mënyrë për të përmbushur domosdoshmërinë për të penguar kërkesat thelbësore të marrëveshjes nga njëra anë, ndërsa në të njëjtën kohë në thelb duke marrë një qëndrim që është në kundërshtim me shpirtin e marrëveshjes dhe të cilën iranianët dhe të gjithë të tjerët e shoqërojnë atë me marrëveshjen bërthamore dhe e njohin si sabotim. Megjithatë Trump ka shtyrë lehtësimin e sanksioneve për Iranin si pjesë e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, ndërsa administrata e tij punon për një "rregullim" të marrëveshjes.