Kanada: Sulmohet një vajzë e vogël e veshur me hixhabin islamik
(last modified Sat, 13 Jan 2018 07:42:07 GMT )
Janar 13, 2018 08:42 Europe/Tirane
  • Kanada: Sulmohet një vajzë e vogël e veshur me hixhabin islamik

Policia e Torontos njoftoi se një person ka sulmuar një vajzë të vogël të veshur me hixhabin islamik, së cilës i ka grisur shaminë. Vajza 11 vjeçare në një intervistë për median ka thënë se një burrë i është afruar dhe i ka grisur shaminë me gërshërë.

Policia e Torontos thotë se vajza nuk ka pësuar dëme fizike. Kathleen O’Day Waynne, kreu i shtetit Ontario, ka dënuar këtë agresion duke e quajtur veprim të ulët dhe të urryer. Edhe më herët janë regjistruar disa raste të agresioneve dhe sulmeve ndaj myslimanëve në Kanada si djegia e xhamisë në qytetin Kebek ku humbën jetën 5 persona dhe u plagosën disa të tjerë.

Tags