Një senator amerikan dënon deklaratat e Trump kundër emigrantëve
Senatori i Illinois, ka kritikuar komentet e fundit të Presidentit të SHBA për emigrantët, duke thënë se deklaratat e Trump janë raciste, të dhimbshme dhe të neveritshme.
Dik Cameron konfirmoi se deklaratat e Presidentit amerikan Donald Trump kundër emigrantëve nuk janë diçka e re dhe paraqesin vazhdimësinë e urrejtjes së tij ndaj të tjerëve. Kryetari i Dhomës Përfaqësuese Paul Ryan tha gjithashtu të premten se "deklaratat e Tramp për vendet afrikane dhe për vendet si Haiti dhe El Salvador ishin shumë zhgënjyese. Duke e refuzuar një marrëveshje të propozuar për imigrantët, Trump ka pyetur përse më tepër njerëz nga Haiti dhe nga vendet që ai i ka quajtur “të pista” (“shithole”) nga Afrika, duhet të lejohen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, thuhet në raportet ku citohen personat, që janë informuar për takimin në Zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë. Ambasadori haitian në Shtetet e Bashkuara ka bërë thirrje për një falje zyrtare nga Trump dhe qeveria e El Salvadorit i ka bërë thirrje qeverisë amerikane që të japë shpjegime zyrtare rreth incidentit. Përfaqësues nga 54 vende afrikane në Kombet e Bashkuara kanë lëshuar gjithashtu një deklaratë që dënon këto deklarata shpifëse të presidentit amerikan.