Reagimi i BE ndaj arrestimit të fëmijëve palestinezë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i66767-reagimi_i_be_ndaj_arrestimit_të_fëmijëve_palestinezë
Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj gjendjes së fëmijëve dhe adoleshentëve të arrestuar palestinezë të cilët po mbahen në burgjet e regjimit sionist.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Janar 13, 2018 11:21 Europe/Tirane
  • Reagimi i BE ndaj arrestimit të fëmijëve palestinezë

Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj gjendjes së fëmijëve dhe adoleshentëve të arrestuar palestinezë të cilët po mbahen në burgjet e regjimit sionist.

Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se Bashkimi Evropian me anë të një deklarate ka shprehur shqetësime të thella për mospërcaktimin e arsyes së arrestimit të dy adoleshentëve palestinezë që quhen Ahed Al-Tamimi dhe Feozi Muhamed Al-Xhunejdi nga forcat e regjimit sionist si dhe për martirizimit e një adoleshenti tjetër palestinez me emrin Musab Faras Al-Tamimi. Bashkimi Evropian në deklaratën e tij ka kërkuar respektimin e të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtjen e tyre sidomos gjatë arrestimit dhe burgosjes së tyre.