Reagimi i BE ndaj arrestimit të fëmijëve palestinezë
Janar 13, 2018 11:21 Europe/Tirane
Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj gjendjes së fëmijëve dhe adoleshentëve të arrestuar palestinezë të cilët po mbahen në burgjet e regjimit sionist.
Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se Bashkimi Evropian me anë të një deklarate ka shprehur shqetësime të thella për mospërcaktimin e arsyes së arrestimit të dy adoleshentëve palestinezë që quhen Ahed Al-Tamimi dhe Feozi Muhamed Al-Xhunejdi nga forcat e regjimit sionist si dhe për martirizimit e një adoleshenti tjetër palestinez me emrin Musab Faras Al-Tamimi. Bashkimi Evropian në deklaratën e tij ka kërkuar respektimin e të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtjen e tyre sidomos gjatë arrestimit dhe burgosjes së tyre.
Tags