Moska: Kolonitë sioniste në territoret palestineze janë të paligjshme
https://parstoday.ir/sq/news/world-i66783-moska_kolonitë_sioniste_në_territoret_palestineze_janë_të_paligjshme
Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë i ka quajtur të paligjshme kolonitë sionist të regjimit sionist në territoret e pushtuara palestineze dhe ka kërkuar ndërprerjen e tyre.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 13, 2018 12:50 Europe/Tirane
  • Moska: Kolonitë sioniste në territoret palestineze janë të paligjshme

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë i ka quajtur të paligjshme kolonitë sionist të regjimit sionist në territoret e pushtuara palestineze dhe ka kërkuar ndërprerjen e tyre.

Kanali televiziv Russia Today në gjuhën arabe njoftoi se Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë në një deklaratë të saj, ka dënuar politikën e regjimit sionist për ndërtimin e kolonive sioniste në territoret e pushtuara palestineze. Sipas këtij burimi, Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë në deklaratën e saj ka thënë se politika të cilën aktualisht po e ndjek regjimi sionist, nuk mund të rezultojë me krijimin e një atmosfere të përshtatshme për negociata me palestinezët. Zgjidhja e çfarëdo lloj konflikti mes të dy palëve, mund të arrihet vetëm nëpërmjet negociatave të drejtpërdrejta. Vazhdimi i ndërtimit të kolonive sionist zhduk mundësinë për zgjidhjen e konfliktit mes Palestinës dhe Izraelit,- theksohet ndër të tjera në këtë deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë.