Deklarata e ashpër e Afrikës kundër Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i66789-deklarata_e_ashpër_e_afrikës_kundër_trump
Përfaqësuesit e 54 vendeve afrikane në OKB kanë lëshuar një deklaratë me ton të ashpër dhe kanë kërkuar nga presidenti i Amerikës që të kërkojë falje për shkak të deklaratave ofenduese kundër emigrantëve afrikanë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 13, 2018 13:30 Europe/Tirane
  • Deklarata e ashpër e Afrikës kundër Trump

Përfaqësuesit e 54 vendeve afrikane në OKB kanë lëshuar një deklaratë me ton të ashpër dhe kanë kërkuar nga presidenti i Amerikës që të kërkojë falje për shkak të deklaratave ofenduese kundër emigrantëve afrikanë.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se përfaqësuesit e 54 vendeve afrikane në OKB në një takim 4 orësh të zhvilluar dje, kanë dënuar deklaratat ofenduese të Donald Trump, presidentit të Amerikës, kundër emigrantëve afrikanë "vrimë tualeti". Përfaqësuesit e këtyre vendeve afrikane në këtë deklaratë kanë deklaruar solidaritetin e tyre me popullin e Haitit dhe me vendet e tjera afrikane të cilat janë tronditur nga kjo deklaratë dhe i kanë quajtur raciste dhe urryese dhe i kanë dënuar ashpër këto deklarata të Trump kundër këtyre vendeve. Një prej përfaqësuesve të vendeve afrikane në një intervistë me agjencinë e lajmeve AFP, deklaroi: "Kësaj radhe ne jemi bashkuar". Në kohën kur deklaratat e fundit ofenduese të Trump rreth emigrantëve afrikanë kanë krijuar polemika të mëdha, mirëpo Trump më pas në mesazhet e tij në Twitter është munduar të ulë këto polemika. Ndërkohë që një funksionar i DASH ka deklaruar se diplomatët amerikanë në Afrikë dhe Haiti do të theksojnë për qeveritë vendore se Uashingtoni ka një respekt të madh për këto vende.