Zbuluesja e dokumenteve shtetërore në Amerikë, kandidat për senatin
Chelesa Manning, ish ushtarak në Amerikë e cila ka zbuluar disa dokumente sekrete shtetërore në sajtin Wikileaks dhe është akuzuar nga autoritetet amerikane për tradhti, ka ndërmend të kandidojë për senatore e shtetit Meriland.
Ajo është futur në arenë politike nëpërmjet partisë demokratike dhe pritet të garojë përballë rivalit të saj brenda partisë d.m.th. Ben Cardin për postin e senatorit të Merilandit. Maning në vitin 2010 është arrestuar për shkak të publikimit të 70 mijë dokumenteve shtetërore në sajtin Wikileaks. Ajo në atë kohë është njohur me emrin Bradley Manning dhe është dënuar me 35 vjet burg. Manning është transeksual dhe në kohën e akuzave të ngritur ishte burrë ndërsa tani është transformuar në femër dhe do të kandidojë për postin e senatorit si femër. Manning është liruar nga burgi me urdhër të vetë presidentit amerikan Barack Obama. Ish presidenti amerikan është kritikuar ashpër nga brenda partisë së tij dhe nga qarqet mediatike dhe politike në Amerikë për këtë vendim.