Turqia fut pajisje ushtarake në Siri
Janar 15, 2018 07:30 Europe/Tirane
Burimet informative njoftuan futjen e disa pajisjeve ushtarake të Turqisë në rajonin Afrin në veriperëndim të qytetit Alepo të Sirisë.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Anatoli e lajmeve sipas të cilës aparatet ushtarake të Turqisë janë futur nëpërmjet pikës kufitare Hatai. Ndërkohë njësite të reja të ushtrisë turke kanë arritur në provincën Shaneli. Më herët ushtria turke ka sulmuar pozicionet e formave kurde në rrethinat e qytetit Aferin. Rexhep Taip Erdogan president i Turqisë ka deklaruar se së shpejti ushtria turke do të sulmojë qytetin Aferiun në veri të Sirisë. Më 24 gusht të vitit 2016 ushtria turke është futur në Siri në kuadër të misionit Mburoja e Eufratit.
Tags