Trump sulmon mediat që zbuluan skandalet e tij seksuale
https://parstoday.ir/sq/news/world-i66879-trump_sulmon_mediat_që_zbuluan_skandalet_e_tij_seksuale
Një prej gazetarëve amerikanë, duke analizuar komentet e Trump në Twitter ka thënë se presidenti amerikan mundohet të diskreditojë mediat të cilat kanë zbuluar skandalet e tij seksuale.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Janar 15, 2018 07:30 Europe/Tirane
  • Trump sulmon mediat që zbuluan skandalet e tij seksuale

Një prej gazetarëve amerikanë, duke analizuar komentet e Trump në Twitter ka thënë se presidenti amerikan mundohet të diskreditojë mediat të cilat kanë zbuluar skandalet e tij seksuale.

Xhef Benet, shkruan se  Trump mundohet  për të deskridituar gazetën Wall Street Journal e cila ka zbuluar skandalin e lidhjeve të tij me pornostaret dhe skandalet seksuale të presidentit amerikan. Një ish aktore e filmave porno është paguar 130 mijë dollarë për të heshtur mbi marrëdhënien seksuale me Donald Trumpin. Raporti është konsumuar në 2006-ën, kur manjati i pasurive të patundshme ishte i martuar me gruan e tij aktuale, Melanian. Goditja e rradhës në atë që rezultoi një e premte e zezë për liderin e Shtëpisë së Bardhë, erdhi nga Ëall Street Journal, që risjell në vëmendje historinë e pretenduar mes Trumpit dhe Stephanie Clifford, e njohur në botën e kinemasë hard, me emrin e artit Stormy Daniels. Ishte e përditshmja e Rupert Murdoch, që foli fillimisht për çështjen në 2016-ën, në mes të akuzave për ngacmime seksuale dhe seksizëm ndaj atëherë kandidatit presidencial. Tani dalin në dritë detaje të rëndësishme. Sipas medias amerikane, avokati i Trumpit Michael Cohen kaloi 130 mijë dollarë në një llogari të pornostares në Los Angeles, vetëm një muaj para zgjedhjeve presidenciale. Pagesa finalizoi tratativat me Clifford për ta bindur atë që të mos e zbulonte kurrë ngjarjen.