Turqia do të sulmojë forcat e koalicionit amerikan
https://parstoday.ir/sq/news/world-i66885-turqia_do_të_sulmojë_forcat_e_koalicionit_amerikan
Ibrahim Kalin zëdhënës i presidentit të Turqisë ka thënë se prania e forcave ushtarake kurde në Siri është e jashtëligjshme dhe Turqia pa i kushtuar rëndësi ndihmave të koalicionit amerikan për kurdët ka të drejtë që të mbrohet përballë grupeve terroriste.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 15, 2018 07:30 Europe/Tirane
  • Turqia do të sulmojë forcat e koalicionit amerikan

Ibrahim Kalin zëdhënës i presidentit të Turqisë ka thënë se prania e forcave ushtarake kurde në Siri është e jashtëligjshme dhe Turqia pa i kushtuar rëndësi ndihmave të koalicionit amerikan për kurdët ka të drejtë që të mbrohet përballë grupeve terroriste.

Disa orë pas dhënies së lajmit për formimin e forcës kufitare nga ana e koalicionit të ashtuquajtur anti-ISIS, Turqia ka reaguar menjëherë pasi në këtë forcë pritet të marrin pjesë edhe forcat kurde. Turqia është futur ushtarakisht në Siri me forcën e saj të quajtur Mburoja e Eufratit. Ndërkohë qeveria siriane është ankuar pranë OKB se prania e forcave turke në Siri është e jashtëligjshme. Ndërkohë zëdhënësi Kalin e qeverisë turke ka thënë se Turqia ka të drejtë të ndërhyjë ushtarake në zonat ku grupet terroriste kryejnë aktivitete.