Turqia do të sulmojë forcat e koalicionit amerikan
Ibrahim Kalin zëdhënës i presidentit të Turqisë ka thënë se prania e forcave ushtarake kurde në Siri është e jashtëligjshme dhe Turqia pa i kushtuar rëndësi ndihmave të koalicionit amerikan për kurdët ka të drejtë që të mbrohet përballë grupeve terroriste.
Disa orë pas dhënies së lajmit për formimin e forcës kufitare nga ana e koalicionit të ashtuquajtur anti-ISIS, Turqia ka reaguar menjëherë pasi në këtë forcë pritet të marrin pjesë edhe forcat kurde. Turqia është futur ushtarakisht në Siri me forcën e saj të quajtur Mburoja e Eufratit. Ndërkohë qeveria siriane është ankuar pranë OKB se prania e forcave turke në Siri është e jashtëligjshme. Ndërkohë zëdhënësi Kalin e qeverisë turke ka thënë se Turqia ka të drejtë të ndërhyjë ushtarake në zonat ku grupet terroriste kryejnë aktivitete.