Greqia paralizohet nga greva
https://parstoday.ir/sq/news/world-i66941-greqia_paralizohet_nga_greva
Shërbimet e autobusëve dhe ato hekurudhore në Greqi janë ndërprerë të hënën, me disa fluturime të ndalura, ndërsa punonjësit e transportit publik dhe kontrollorët e trafikut ajror janë në grevë për të protestuar kundër reformave që pritet të ndërmerren nga qeveria, e që ata druajnë se do të kufizojnë të drejtën e tyre për të protestuar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 15, 2018 15:08 Europe/Tirane
  • Greqia paralizohet nga greva

Shërbimet e autobusëve dhe ato hekurudhore në Greqi janë ndërprerë të hënën, me disa fluturime të ndalura, ndërsa punonjësit e transportit publik dhe kontrollorët e trafikut ajror janë në grevë për të protestuar kundër reformave që pritet të ndërmerren nga qeveria, e që ata druajnë se do të kufizojnë të drejtën e tyre për të protestuar.

Greva vështirësoi udhëtimin e përditshëm të mijëra qytetarëve të Athinës, duke shkaktuar kaos në rrugët që çonin në qendër të qytetit. Në mbështetje të saj, të tjerë shërbyes civilë, si mësues, gjykatës dhe mjekët e spitaleve publike ndërprenë punën, me sindikatat e tyre që do të demonstrojnë më vonë gjatë ditës. Projektligji i ri, që pritet të miratohet pasditen e së hënës në Parlament, e bën më të vështirë daljen në grevë. Ai është i vështirë për t’u gëlltitur për “Syriza”-n, partinë kryesore në koalicionin qeverisës, rrënjët e së cilës janë tek aktivizmi majtist i sindikatave. Qeveria greke thotë se duhet të bëjë reforma për të marrë këstet e radhës së ndihmave. Paketa e radhës, me vlerë 86 miliardë euro, skadon në gusht. Deri më tani, Athina ka marrë 40.2 miliardë euro ndihma dhe kësti i radhës pritet të jetë në rreth 4.5 miliardë euro.