600 shtetas gjermanë janë anëtarë të ISIS
https://parstoday.ir/sq/news/world-i66961-600_shtetas_gjermanë_janë_anëtarë_të_isis
Prokuroria e përgjithshëm në Gjermani thotë se 600 shtetas të Gjermanisë janë anëtarë të grupit terrorist ISIS në Irak dhe në Siri.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 16, 2018 05:22 Europe/Tirane
  • 600 shtetas gjermanë janë anëtarë të ISIS

Prokuroria e përgjithshëm në Gjermani thotë se 600 shtetas të Gjermanisë janë anëtarë të grupit terrorist ISIS në Irak dhe në Siri.

Peter Frank prokuror i përgjithshëm i Gjermanisë ka thënë se Berlini është i shqetësuar nga kthimi i shtetasve gjermanë që janë anëtar të ISIS. Francois Molins prokuror i përgjithshëm i Francës gjithashtu më 20 nëntor të vitit të kaluar ka thënë se të paktën 690 shtetas francezë i janë bashkuar grupit terrorist ISIS dhe kanë luftuar pranë këtij grupi në Irak dhe në Siri. Ndaj anëtarësimit të shtetasve evropianë në grupin terrorist ISIS është shprehur i shqetësuar edhe ministri i jashtëm i Italisë i cili më 24 tetor 2017 ka thënë se pas disfatës së ISIS në Irak dhe në siri ekziston mundësia që anëtarët evropianë të këtij grupi të kthehen në Evropë. Andreu Parker kryetar i institutit për sigurinë e brendshme në Britani kohët e fundit ka shprehur shqetësimet për krijimin e terroristëve evropianë të ISIS në vendet evropiane. Kriza në Siri ka nisur në vitin 2011 dhe në Irak në vitin 2014 me sulmet e gjera të grupeve terroriste me qëllim që situata në rajon të anojë në favor të regjimit sionist.