Euronews: Evropa zëvendëson Amerikën në ekuacionet e LM
Një media perëndimore duke folur për tensionet në rritje midis AAP dhe SHBA, ka deklaruar për mundësinë e Evropës për të zëvendësuar Shtetet e Bashkuara në ekuacionet e Lindjes së Mesme.
Presidenti i Autoritetit Autonom Palestinez Mahmud Abas kohët e fundit tha se Shtetet e Bashkuara nuk mund të luajnë rolin e ndërmjetësit të paqes në Lindjen e Mesme, transmeton agjencia e lajmeve Euronews. Këto komente janë bërë në reagim ndaj njohjes së Kudsit si kryeqytet të regjimit sionist nga ana e administratës së Donad Trump. Kështu, shumë analistë besojnë se BE mund të zëvendësojë Shtetet e Bashkuara në bisedimet e paqes. "Për herë të parë, kushtet janë krejtësisht të realizueshme për Evropën për të luajtur rolin e saj të vërtetë", tha Hosni Obeidi, analist i çështjeve të botës arabe. Dallimi kryesor midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara rreth krizës së Lindjes së Mesme bazohet në dy shtylla kryesore. Bashkimi Evropian ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se Kudsi nuk do të jetë vetëm kryeqyteti i Izraelit, por do të jetë edhe kryeqyteti i shtetit të pavarur palestinez. Evropianët gjithashtu kanë shumë kritika ndaj vendbanimeve izraelite. Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë ka mbështetur gjithmonë vendbanimet. Evropianët gjithashtu kanë kritikuar vazhdimisht ndërtimin e vendbanimeve izraelite. Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë ka mbështetur gjithmonë ndërtimin e këtyre vendbanimeve. Hosni Obeidi ka thënë: "Evropa nëse sot e njeh zyrtarisht Bejtul Mukadesin, mund të luaj një rol të rëndësishëm në krizën e LM".