Arrestohet ish agjenti i CIA-s amerikane
https://parstoday.ir/sq/news/world-i67057-arrestohet_ish_agjenti_i_cia_s_amerikane
Një ish agjent i CIA-s amerikane është arrestuar për shkak se ka mbajtur dokumente super sekrete dhe është munduar t’i zbulojë ato në interes të qeverisë kineze.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 17, 2018 08:56 Europe/Tirane
  • Arrestohet ish agjenti i CIA-s amerikane

Një ish agjent i CIA-s amerikane është arrestuar për shkak se ka mbajtur dokumente super sekrete dhe është munduar t’i zbulojë ato në interes të qeverisë kineze.

Xheri Chan Shing Li, ish agjent i CIA-s amerikane është arrestuar pasi akuzohet për bashkëpunim me qeverinë kineze dhe zbulimin e dokumenteve super sekrete të Amerikës. Li ka punuar për CIA-n amerikane që prej vitit 1994. Ai është shtetas amerikan që ka jetuar në Hong Kong. Në kohën kur Li kishte udhëtuar në Amerikë atij i është gjetur një bllok me emrat dhe numrat e telefonit të agjentëve të CIA-s si dhe disa dokumente super sekrete amerikane.