Lavrov thekson ruajtjen e tërësisë territoriale dhe unitetit të Irakut
Ministri i punëve të jashtme të Rusisë ka theksuar nevojën për ruajtjen e unitetit dhe tërësisë territoriale të Irakut.
Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ka lëshuar një deklaratë në të cilën ka theksuar se Sergei Lavrov të martën në Moskë në takim me Jan Kubisch, përfaqësuesin special të sekretarit të përgjithshëm të OKB në Irak, ka shqyrtuar vendimet dhe veprimet e nevojshme rreth Irakut, sidomos pas përfundimit të operacioneve për shkatërrimin e grupit terrorist ISIS, si dhe zhvillimet në rajonet veriore të këtij vendi. Lavrov në këtë takim ka theksuar mbështetjen e vendit të tij ndaj ruajtjes së unitetit dhe tërësisë territoriale të Irakut dhe nevojën për zgjidhjen e problemeve të brendshme të këtij vendi nëpërmjet bisedimeve në nivel kombëtar. Lavrov dhe Jan Kubisch në këtë takim gjithashtu kanë biseduar edhe rreth çështjeve përkatëse për ringjalljen e ekonomisë së Irakut dhe rindërtimin e objekteve të infrastrukturës së këtij vendi të cilat janë dëmtuar gjatë luftës së ISIS.