Takimi i Lavrov me ambasadorët e vendeve arabe në Moskë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i67127-takimi_i_lavrov_me_ambasadorët_e_vendeve_arabe_në_moskë
Ministri i jashtëm i Rusisë ka zhvilluar në Moskë një takim me ambasadorët e vendeve arabe dhe përfaqësuesit e Ligës Arabe me të cilët diskutoi mbi çështjen palestinez dhe çështjet e tjera në Lindjen e Mesme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 18, 2018 05:42 Europe/Tirane
  • Takimi i Lavrov me ambasadorët e vendeve arabe në Moskë

Ministri i jashtëm i Rusisë ka zhvilluar në Moskë një takim me ambasadorët e vendeve arabe dhe përfaqësuesit e Ligës Arabe me të cilët diskutoi mbi çështjen palestinez dhe çështjet e tjera në Lindjen e Mesme.

Në një deklaratë të ministrisë së jashtme të Rusisë thuhet se shefi i diplomacisë ruse Sergei Lavrov, në takimin që pati me ambasadorët e vendeve arabe tha se Rusia është e gatshme të mbështesë vazhdimin e dialogut politik mes funksionarëve të Palestinës dhe Izraelit. Ministria e jashtme e Rusisë vuri në dukje se në qendër të këtij takimi ishte analizimi i problemeve dhe sfidave për zgjidhjen e çështjes palestineze. Ambasadorët e vendeve islamike në Moskë dhe ministri i jashtëm i Rusisë gjithashtu diskutuan për zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut dhe analizuan rrugët për uljen e tensioneve në rajon.