Veprimi i ri i Trump ndaj mediave
https://parstoday.ir/sq/news/world-i67147-veprimi_i_ri_i_trump_ndaj_mediave
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka vetëshpallur fituesit e çmimeve për "Fake News", ku në listën e tij kryesonte gazeta amerikane “The New York Times”, duke zënë vendin e parë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 18, 2018 16:36 Europe/Tirane
  • Veprimi i ri i Trump ndaj mediave

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka vetëshpallur fituesit e çmimeve për "Fake News", ku në listën e tij kryesonte gazeta amerikane “The New York Times”, duke zënë vendin e parë.

Trump veçoi reporterin e New York Times, Paul Krugman, i cili në një artikull të tij shkruante se presidenca e zotit Trump do të shkaktojë dëme të mëdha në ekonominë amerikane. Presidenti amerikan sulmoi gjithashtu edhe Brian Ross, gazetarin e ABC News, i cili gabimisht kishte raportuar se Trump ka drejtuar ish-këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Michael Flynn, për të kontaktuar me Rusinë gjatë zgjedhjeve presidenciale në 2016.Pas publikimit të lajmit, gazetari Ross u pezullua menjëherë për tu transferuar në një tjetër rrjet. Ndërkohë më vonë gjenerali Flynn u shpall fajtor pasi dha deklarata të rreme për FBI-në në lidhje me takimet e ambasadorit të Rusisë, disa javë para se Donald Trump të bëhej President.  Presidenti amerikan ironizoi edhe një shkrim të revistës TIME, ku pretendohej, se Trump kishte hequr nga Zyra Presidenciale e Shtëpisë së Bardhë bustin e ish-aktivistit Martin Luther King. Në shpalljen e Presidentit Trump, për çmimet e “lajmeve të rreme” u përmendën dhe një numër i konsiderueshëm i gazetarëve të agjensisë së lajmeve CNN.