Itali: Avokatja myslimane dëbohet nga salla për shkak të hixhabit
Janar 18, 2018 16:59 Europe/Tirane
Gjyqtari i gjykatës në Bolonjë, Itali, dëboi një avokate myslimane nga salla e gjyqit për shkak të përdorimit të hixhabit.
Ky gjykatës deklaroi se avokatja myslimane duhet të heqë hixhabin islamik nëse dëshiron të qëndrojë në sallën e gjyqit. Sipas agjencisë së lajmeve Farsnews, 25-vjeçarja me origjinë marokene, Esma Belfakir, e cila refuzoi të pranojë vendimin e gjyqtarit italian dhe preferoi mbajtjen e hixhabit në sallën e gjyqit, u dëbua me forcë nga salla. Më pas, në një intervistë me mediat, Belfakir, duke e përshkruar tepër të rëndë këtë përvojë të saj, kritikoi sjelljen anti-islamike dhe jo-profesionale të gjyqtarit në qytetin e Bolonjës.
Tags