Xhaberi Ansari viziton Rusinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i67171-xhaberi_ansari_viziton_rusinë
Asistenti i lartë i ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit për çështjet politike dhe kryenegociator i Iranit në bisedimet e Astanasë, sot në krye të një delegacioni të lartë është nisur për një vizitë në Rusi.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Janar 19, 2018 05:24 Europe/Tirane
  • Xhaberi Ansari viziton Rusinë

Asistenti i lartë i ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit për çështjet politike dhe kryenegociator i Iranit në bisedimet e Astanasë, sot në krye të një delegacioni të lartë është nisur për një vizitë në Rusi.

Husein Xhaberi Ansari, gjatë qëndrimit në Moskë do të takohet me Mikail Bogdanov zv/ministër i jashtëm i Rusisë dhe i dërguari special i presidentit të Rusisë për çështjet e lindjes së mesme me të cilin do të diskutojë mbi zhvillimet e rajonit dhe bashkëpunimin dypalësh në zgjidhjen e krizave të rajonit. Më tutje asistenti i ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit do të takohet me Aleksandër Lavrontinov përfaqësues i presidentit Putin në çështjen e Sirisë si dhe me Sedar Onal zv/ministër i jashtëm për çështjet rajonale me të cilët do të diskutojë mbi programin e kongresit të bisedimeve kombëtare në Siri. Kongresi i bisedimeve kombëtare në Siri, sipas një akordi të Iranit, Rusisë dhe Turqisë do të mbahet në datat 29-30 Janar në qytetin Suçi të Rusisë.