Gjurmët e EBA në trazirat e fundit në Tunizi
Disa aktivistë të rrjeteve sociale kanë publikuar një audiofail në të cilin kanë zbuluar gjurmët e EBA në trazirat e fundit në Tunizi dhe nxitjen e qytetarëve të këtij vendi për rebelim.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se ky audiofail thuhet se është i Nurudin Bushejha, drejtor i zyrës së Mahmud Xhibril, ish-kryeministri i Tunizisë dhe një prej të afërmve të qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe. Në këtë audiofail Bushiha gjatë një bisede me një aktivist tunizian për të cilin gjithashtu thuhet se ka lidhje të afërta me qeverinë e EBA, ka kërkuar tensionimin më të madh të situatës në Tunizi dhe ka theksuar se hapjen e një kanali televiziv dhe mbështetjen financiare dhe mediatike të protestuesve në Tunizi. Bushiha gjithashtu në këtë bisedë telefonike gjithashtu ka kërkuar ushtrimin e presioneve mbi popullin tunizian dhe mbi disa figura të dalluara tuniziane për rrëzimin e qeverisë së këtij vendi.