Zgjatet gjendja e jashtëzakonshme në Turqi - për të gjashtën herë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i67225-zgjatet_gjendja_e_jashtëzakonshme_në_turqi_për_të_gjashtën_herë
Parlamenti turk votoi sot në favor të zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme në vend, që u vendos pas tentativës për grusht shteti më 15 korrik 2016, për të gjashtën herë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve “Anadolu Agency”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 19, 2018 12:28 Europe/Tirane
  • Zgjatet gjendja e jashtëzakonshme në Turqi - për të gjashtën herë

Parlamenti turk votoi sot në favor të zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme në vend, që u vendos pas tentativës për grusht shteti më 15 korrik 2016, për të gjashtën herë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve “Anadolu Agency”.

Kjo masë do të mundësojë që gjendja e jashtëzakonshme të qëndrojë në fuqi deri më 19 prill. Ky zgjatim tre mujor u miratua nga partia islamiko-konservatore Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit Recep Tayyip Erdogan, që dominon Parlamentin dhe nga partia ultranacionaliste Lëvizja Kombëtare (MHP), përcjell Atsh. Nga ana tjetër partitë opozitare dhe aktivistët e të drejtave të njeriut kanë bërë thirrje prej një kohe të gjatë që t’i jepet fund gjendjes së jashtëzakonshme, që i garanton qeverisë pushtet të zgjeruar.