Spiralja e preteksteve për sabotimin e marrëveshjes bërthamore
Mediat në raportet e tyre të fundit janë shprehur se pala evropiane për të thithur pëlqimin e Donald Trump dhe për ta inkurajuar atë që të qëndrojë në marrëveshjen bërthamore, mund të bien dakord për disa sanksione të reja kundër Iranit, sanksione që mund të vihen në shenjtë proteste ndaj programit raketor të Iranit. Këto sanksione mund të vihen për të ushtruar presione ekonomike dhe politike ndaj Iranit.
Në rast se zbatohet një projekt i tillë atëherë mund të thuhet se ky është një sukses i ri i ministrit të jashtëm të Arabisë Saudite i cili gjatë vizitës së fundit në Evropë ka ushtruar presione mbi vendet evropiane lidhur me kontratat që ata kanë nënshkruar me Iranin. Ai ka ushtruar presione për të ulur shtimin e fuqisë së Iranit në perëndim të Azisë. Në të njëjtën kohë Donald Trump president i Amerikës ka pothuajse 1 vit që flet për largimin e Amerikës nga marrëveshja bërthamore por deri më të tani ai nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim në këtë drejt. Ndërkohë ultimatumi i ri i presidentit amerikan për reformimin dhe ndryshimin e marrëveshjes bërthamore është bërë shkak që disa qarqe të caktuara këtë ultimatum ta përdorin si mundësi për të shprehur kërkesa të reja kundrejt Iranit dhe për këtë arsye disa media kanë theksuar se Gjermania po analizon një plan për vendosjen e sanksioneve të reja kundër Iranit me qëllim që të kënaqë presidentin amerikan Donald Trump. Nga ana e tij Irani deri më të tani shumë herë ka theksuar se nuk do të pranojë asnjë përpjekje për të diskutuar mbi programin mbrojtës të tij. Është e qartë se reagimi i Iranit ndaj kësaj çështjeje, është refuzim i prerë i çdo pretendimi për negociata në fushën raketore, edhe në rast se mosfutja në bisedime mund të pasohet nga vendosja e sanksioneve të reja. Irani, Evropa, Amerika, Rusia dhe Kina më herët në kuadër të bisedimeve për marrëveshjen bërthamore, kanë diskutuar edhe për programin raketor dhe kanë arritur në një rezultat përfundimtar. Në bazë të asaj që është theksuar në rezolutën e KS të OKB, Teherani angazhohet për mosndërtimin dhe mosprodhimin e raketave balistike që kanë kapacitet të mbartin koka bërthamore. Irani nga ana e tij ka zbatuar këtë pikë të rezolutës së KS të OKB dhe në këtë mes Evropa dhe Amerika nuk kanë asnjë pretekst për të akuzuar Iranin për gjoja shkelje të rezolutës së KS të OKB. Me fjalë të tjera çdo sanksion i njëanshëm kundër programit raketor të Iranit, si nga ana e Amerikës ashtu edhe nga ana e BE është shkelje e hapur e normave dhe dispozitave ndërkombëtare dhe konsiderohet shkelje e marrëveshjes bërthamore. Në rast se kjo ndodh, me patjetër Irani do të japë përgjigjen e tij. Mirëpo Irani nga Evropa pret që në vend të veprimeve për të kënaqur presidentin Donald Trump, të ndërmarrë veprime për të bashkëpunuar më shumë me Iranin. Nëse Evropa respekton normat dhe dispozitat ndërkombëtare dhe marrëveshjen bërthamore atëherë mund të shpresohet se kontinenti i gjelbër mund të bëhet më i besueshëm për vendet e tjera të botës për dialog diplomatik në të ardhmen. Mirëpo nëse Evropa vetëm për të marrë pëlqimin e presidentit amerikan, shkel normat dhe dispozitat ndërkombëtare dhe marrëveshjet e nënshkruara më parë, atëherë asnjë vend tjetër nuk do të pranojë rrezikun e futjes në spiralen e rrezikshme të bisedimeve me vendet evropiane, të cilat nuk zbatojnë angazhimet dhe zotimet e tyre ndërkombëtare.