Avionët turq sulmojnë qytetin Afrin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i67323-avionët_turq_sulmojnë_qytetin_afrin
Burimet mediatike nga Turqia njoftuan se avionët luftarakë të Turqisë kanë sulmuar qytetin Afrin në veri të Sirisë dhe në afërsi të kufirit me Turqinë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 21, 2018 05:07 Europe/Tirane
  • Avionët turq sulmojnë qytetin Afrin

Burimet mediatike nga Turqia njoftuan se avionët luftarakë të Turqisë kanë sulmuar qytetin Afrin në veri të Sirisë dhe në afërsi të kufirit me Turqinë.

Njëkohësisht me sulmin e avionëve turq ndaj qytetit Afrin, forcat tokësore të Turqisë janë futur në zonë për të luftuar kundër forcave kurde. Operacioni i ushtrisë turke kudër qytetit Afrin është quajtur Dega e Ullirit dhe ka si objektiv kurdët e dislokuar në këtë qytet. Më herët presidenti i Turqisë ka konfirmuar për fillimin e operacioneve në Afrin, në veri të Sirisë. Rexhep Taip Erdogan, president i Republikës së Turqisë, gjatë një fjalimi të tij në Kongresin e Partisë AKP në provincën Anatoli, ka thënë: Manbixhi është objektivi i operacioneve të ushtrisë turke në Siri. Të premten ministri turk i mbrojtjes kishte njoftuar për fillimin e operacioneve në qytetin Afrin.