Delegacioni koreano verior futet në Korenë e Jugut
https://parstoday.ir/sq/news/world-i67351-delegacioni_koreano_verior_futet_në_korenë_e_jugut
Zyrtarë të Koresë së Veriut arritën në Korenë e Jugut nën masa të rrepta sigurie. Zyrtarët e Koresë së Veriut arritën në Korenë e Jugut sot (të dielën) për t'u përgatitur për praninë e misionit të Penianit në Olimpiadën e Dimrit të Koresë së Jugut, njofton agjencia e lajmeve ISNA.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 21, 2018 13:11 Europe/Tirane
  • Delegacioni koreano verior futet në Korenë e Jugut

Zyrtarë të Koresë së Veriut arritën në Korenë e Jugut nën masa të rrepta sigurie. Zyrtarët e Koresë së Veriut arritën në Korenë e Jugut sot (të dielën) për t'u përgatitur për praninë e misionit të Penianit në Olimpiadën e Dimrit të Koresë së Jugut, njofton agjencia e lajmeve ISNA.

Masa erdhi nga Koreja e Veriut pas spekulimeve rreth mundësisë së refuzimit të pjesëmarrjes në këto lojëra dhe krijimit të shumë dyshimeve në lidhje me këtë. Zyrtarët e Koresë së Veriut janë planifikuar të kalojnë dy ditë në Gangneung, që gjendet në provincën Gangwon, për të rishikuar vendin e shfaqjes së performancës që do të udhëhiqet nga Agjencia e Koresë së Veriut. Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut kanë negociuar pas dy vjetësh dhe Peniani është planifikuar të vendosë ekipin e tij sportiv prej 22 personave, për të marrë pjesë në lojëra. Raundi i 23 i Lojërave Olimpike Dimërore do të mbahet më 9-25 shkurt, ndërsa lojërat Paraolimpike Dimërore do të mbahen më 9-18 mars në Pyeongchang të Koresë së Jugut.