Grekët protestojnë kundër përdorimit të emrit “Maqedoni”
https://parstoday.ir/sq/news/world-i67371-grekët_protestojnë_kundër_përdorimit_të_emrit_maqedoni
Mijëra grekë kanë protestuar në Selanik kundër përdorimit të emrit Maqedoni nga fqinji verior i vendit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 21, 2018 16:31 Europe/Tirane
  • Grekët protestojnë kundër përdorimit të emrit “Maqedoni”

Mijëra grekë kanë protestuar në Selanik kundër përdorimit të emrit Maqedoni nga fqinji verior i vendit.

Manifestimi i protestës u zhvillua në kohën kur Athina dhe Shkupi kanë intensifikuar përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje në kontestin që i influencon prej gati 30 vjetësh marrëdhëniet dypalëshe. Sipas organizatorëve, numri i pjesëmarrësve ka qenë tepër i madh,  nga 300.000 deri 400.000 vetë. Në të kanë marrë pjesë edhe deputetë të partisë më të madhe opozitare Demokracia e Re, por edhe të aleatit qeveritar të kryeministrit Tsipras, partisë Grekët e Pavarur. Me parulla si “Maqedonia është një, dhe është greke”, “Falja e emrit Maqedoni është tradhti kombëtare”, protestuesit kanë kundërshtuar çfarëdo lloj zgjidhjeje që do të përmbajë fjalën “Maqedoni”. Sipas analistëve, manifestime të tilla rritin presionin ndaj kryeministrit Tsipras, në kohën që edhe sondazhet tregojnë se të njëjtin qëndrim me protestuesit e sotëm ka edhe shumica dërrmuese e opinionit grek.