Austria akuzon Komisionin Europian
https://parstoday.ir/sq/news/world-i67467-austria_akuzon_komisionin_europian
Qeveria austriake do të paraqesë një padi kundër Komisionit Europian për lejimin e zgjerimit të një centrali bërthamor në Hungarinë fqinje.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 22, 2018 14:41 Europe/Tirane
  • Austria akuzon Komisionin Europian

Qeveria austriake do të paraqesë një padi kundër Komisionit Europian për lejimin e zgjerimit të një centrali bërthamor në Hungarinë fqinje.

Zëdhënësja e Ministrisë së Zhvillimit të Austrisë, Elisabeth Koestinger tha se Vjena ka në plan të padisë Komisionin Europian për zgjerimin e centralit bërthamor të epokës sovjetike Paks, që ndodhet 100 kilometra në jug të kryeqytetit hungarez Budapest, duke argumentuar se energjia bërthamore nuk shihej nga Austria si një mënyrë për të luftuar ndryshimet klimatike. Marsin e kaluar, rregullatorët e BE miratuan planin e Hungarisë për të ndërtuar dy reaktorë të rinj në centralin bërthamor Paks me ndihmën e gjigantit të teknologjisë bërthamore të Rusisë, Rosatom. Në shumicën e rasteve të tilla, Gjykata Europiane e Drejtësisë me seli në Luksemburg ka vendosur në favor të Komisionit Europian.