Me mijëra femra të ISIS, gjenden në Libi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i67485-me_mijëra_femra_të_isis_gjenden_në_libi
Një institut amerikan ka njoftuar se me mijëra femra anëtare të ISIS gjenden në Libi, prej të cilëve 300 janë shtetas të Tunizisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 23, 2018 04:30 Europe/Tirane
  • Me mijëra femra të ISIS, gjenden në Libi

Një institut amerikan ka njoftuar se me mijëra femra anëtare të ISIS gjenden në Libi, prej të cilëve 300 janë shtetas të Tunizisë.

Sipas një njoftimi të agjencisë Rusia Today, instituti amerikan hulumtues për Lindjen e Afërt me qendër në Uashington ka publikuar një studim të tij ku thotë se femrat tuniziane, australiane, franceze, britanike, egjiptiane, të Çadit dhe disa vendeve të tjera afrikane, janë anëtarësuar në grupin terrorist ISIS dhe gjenden në Libi. Këto femra zbatojnë po atë rol që kanë pasur në Siri dhe në Irak dhe janë përgjegjëse për shtimin e numrit të fëmijëve të terroristëve. ISIS me disfatën e pësuar në Siri dhe në Irak po mundohet të forcojë pozitën e tij në vendet e tjera të trazuara dhe jo-stabile të botës si Libia. Libia për shkak të zhvillimeve të vitit 2011 dhe për shkak të agresionit ushtarak të Amerikës dhe NATO-s është kthyer në një vend të trazuar që sot po përballet me krizën e vërshimit të grupeve terroriste.