BE reagon ndaj operacionit të ushtrisë turke në Afrin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i67495-be_reagon_ndaj_operacionit_të_ushtrisë_turke_në_afrin
Federika Mogherini, shefe e diplomacisë evropiane ka reaguar ndaj operacionit ushtarak të Turqisë në Siri dhe ka theksuar respektimin e të drejtave të civilëve sirianë dhe evitimin e dhunës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 23, 2018 04:30 Europe/Tirane
  • BE reagon ndaj operacionit të ushtrisë turke në Afrin

Federika Mogherini, shefe e diplomacisë evropiane ka reaguar ndaj operacionit ushtarak të Turqisë në Siri dhe ka theksuar respektimin e të drejtave të civilëve sirianë dhe evitimin e dhunës.

Këtë deklaratë, shefja e diplomacisë evropiane e bëri pas takimit që pati me Mahmud Abas kreun e AAP. Ajo tha se Brukseli është tepër i shqetësuar nga operacioni i Turqisë  në Afrin: Në këtë operacion duhet të garantohet lëvizja e lirë e njerëzve dhe civilët nuk duhet të pësojnë dëmtime dhe duhen luftuar vetëm grupi terroriste si ISIS. Në operacionin e ushtrisë turke kundër qytet Afrin janë vrarë 18 civilë sirianë, në mesin e tw cilëve gjenden shumë fëmijë. Burimet mediatike nga Turqia njoftuan se avionët luftarakë të Turqisë kanë sulmuar qytetin Afrin në veri të Sirisë dhe në afërsi të kufirit me Turqinë. Njëkohësisht me sulmin e avionëve turq ndaj qytetit Afrin, forcat tokësore të Turqisë janë futur në zonë për të luftuar kundër forcave kurde. Operacioni i ushtrisë turke kudër qytetit Afrin është quajtur Dega e Ullirit dhe ka si objektiv kurdët e dislokuar në këtë qytet.