Shtetet perëndimore faktorë kryesor i gjenocidit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i67755-shtetet_perëndimore_faktorë_kryesor_i_gjenocidit
Komisioni i të drejtave islame të njeriut në përvjetorin e kujtimit të viktimave të gjenocidit në botë në një takim me këtë rast ka diskutuar rreth mënyrës së kryerjes së gjenocidit, kushtet e duhura për gjenocid dhe rrugët për parandalimin e përsëritjes së gjenocidit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 27, 2018 09:26 Europe/Tirane
  • Shtetet perëndimore faktorë kryesor i gjenocidit

Komisioni i të drejtave islame të njeriut në përvjetorin e kujtimit të viktimave të gjenocidit në botë në një takim me këtë rast ka diskutuar rreth mënyrës së kryerjes së gjenocidit, kushtet e duhura për gjenocid dhe rrugët për parandalimin e përsëritjes së gjenocidit.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se në manifestimin e përvjetorit të viktimave të gjenocidit në botë që u zhvillua në Londër të Anglisë, u shqyrtua roli i perëndimorëve në shumicën e vrasjeve të shekullit të fundit. Komisioni i të drejtave islame të njeriut këtë javë duke kujtuar vrasjen e popullit të Rripit të Gazës nga regjimi sionist, ka manifestuar ditën e përkujtimit të viktimave të gjenocidit në botë ku ka diskutuar rreth mënyrës së kryerjes së gjenocidit, kushtet e duhura për gjenocid dhe rrugët për parandalimin e përsëritjes së gjenocidit. Masud Shaxhare, kryetari i komisionit për të drejta islame të njeriut në një intervistë ekskluzive me agjencinë e lajmeve IRIB në Londër, deklaroi: "Edhe pse përvjetori i përkujtimit të viktimave të gjenocidit ka filluar të manifestohet pas gjenocidit të sionistëve në Gaza në janar të vitit 2010, mirëpo kjo ngjarje përfshinë të gjithë gjenocidet në Amerikë, Evropë, Afrikë, Australi dhe Azi. Gati 99% e të gjithë gjenocideve i kanë kryer evropianët duke përfshirë rreth 10 milionë viktima iraniane gjatë kohës kur Anglia krijoi krizë në Iran (gjatë Luftës së Parë Botërore)". Kryetari i komisionit për të drejtat islame të njeriut tha se qëllimi i organizimit të ceremonisë për përkujtimin e viktimave të gjenocidit është zbulimi i kësaj çështje se funksionarët dhe qeveritë në shtetet perëndimore dhe institucionet ndërkombëtare nuk munden ose nuk deshën të pengojnë gjenocidin në botë dhe aktualisht pse heshtin ndaj vrasjes së myslimanëve në Jemen, Siri, Mianmar, Bosnjë e Hercegovinë, Kashmir dhe Palestinë?

Demir Mahmutcehajiç, aktivist i të drejtave të njeriut nga Bosnjë dhe Hercegovina dhe një prej folësve në këtë ceremoni, në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRIB, deklaroi: "Të gjithë duhet ta dinë se gjenocidi i myslimanëve në qytetet e Bosnjës dhe Hercegovinës, për shembull në Srebrenica, nuk ishte vetëm një ngjarje e rastësishme, por ishte vullnet i organizuar për vrasjen e myslimanëve në këtë vend. Bashkësia Ndërkombëtare me veprimet si embargo e shitjes së armëve për myslimanët në vitet 1992 deri në vitet 1995, ka dobësuar komunitetin mysliman të Bosnjës në mënyrë që serbët të kryejnë gjenocid dhe pastrim etnik kundër myslimanëve. Edhe pas atij krimi, Bashkësia Ndërkombëtare të paktën 20 vite ka shpenzuar me pretekst të hetimeve dhe gjykimit të kriminelëve të luftës dhe formaliteti i gjykatës për dënimin e kriminelëve të luftës, po vazhdon akoma. Vrasja masive në Srebrenicë shkaktoi vrasjen dhe masakrimin e mbi 8000 qytetarëve boshnjak në qytetin Srebrenica në Bosnjë dhe Hercegovinë, krim ky që u krye nga ushtria e Serbisë dhe nga serbët e Bosnjës. Kjo vrasje, pas Luftës së Dytë Botërore, konsiderohet gjenocidi më i madh në Evropë. Para këtij krimi, OKB e kishte shpallur Srebrenicën "zonë të mbrojtjes" dhe është interesant fakti se 400 ushtarët holandezë në kuadër të forcave paqeruajtëse të OKB ndodheshin në këtë qytet dhe nuk treguan kurrfarë reagimi ndaj këtij krimi". Maung Zarni, aktivist i të drejtave të njeriut dhe ekspert i gjenocidit nga Mianmari, gjithashtu ishte i pranishëm në këtë ceremoni. Ai në fjalën e tij tha: "Njeriu është e vetmja gjallesë e cila kryen gjenocid. Disa njerëz me iluzionin e tyre për supremaci, njerëzit e tjerë i konsiderojnë mikrob ose më së shumti insekte të poshtra që duhet zhduken. Pritja e jonë nga Bashkësia Ndërkombëtare ose institucionet ndërkombëtare që t'i japin fund gjenocidit në Palestinë, Mianmar dhe në rajone të tjera të botës, është e padobishme. Njerëzit duhet të arsimohen dhe duhet vet duhet të marrin iniciativë për tu përballur me gjenocide kundër çdo populli".