Çavushoglu: Amerika duhet të ndërpresë lidhjet e saj me terroristët
https://parstoday.ir/sq/news/world-i67771-Çavushoglu_amerika_duhet_të_ndërpresë_lidhjet_e_saj_me_terroristët
Ministri i jashtëm turk thotë se Shtetet e Bashkuara duhet të ndërmarrin hapa konkretë për dhënien fund të lidhjeve të tyre me grupet militante kurde.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 27, 2018 10:01 Europe/Tirane
  • Çavushoglu: Amerika duhet të ndërpresë lidhjet e saj me terroristët

Ministri i jashtëm turk thotë se Shtetet e Bashkuara duhet të ndërmarrin hapa konkretë për dhënien fund të lidhjeve të tyre me grupet militante kurde.

Sipas agjencisë së lajmeve Anatoli, ministri i jashtëm i Turqisë Mevlut Çavushoglu deklaroi në një fjalim të tij se Shtetet e Bashkuara duhet të ndërmarrin hapa konkretë në dhënien fund të mbështetjes për militantët kurdë të PYD dhe PKK. Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara duhet të ndërpresin lidhjet me këto grupe terroriste. Reuters raporton se Çavushoglu ka kërkuar që Shtetet e Bashkuara të tërhiqen menjëherë nga rajoni Manbixh në veri të Sirisë.