Mumja identifikohet si stërgjyshja e Boris Johnson
https://parstoday.ir/sq/news/world-i67797-mumja_identifikohet_si_stërgjyshja_e_boris_johnson
Studiuesit në Muzeun e Historisë Natyrore në Bazel, të Zvicrës, kanë zbuluar se një trup i mumifikuar i zbuluar dekada më parë është në fakt një paraardhës i Sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, Boris Johnson.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 27, 2018 15:29 Europe/Tirane
  • Mumja identifikohet si stërgjyshja e Boris Johnson

Studiuesit në Muzeun e Historisë Natyrore në Bazel, të Zvicrës, kanë zbuluar se një trup i mumifikuar i zbuluar dekada më parë është në fakt një paraardhës i Sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, Boris Johnson.

Arkeologët e gjetën mumjen në Kishën Barfusser në Bazel në vitin 1975. Pas 30 vjetësh, shkencëtarët vendosën të zbulonin identitetin e trupit. Duke përdorur ADN-në e marrë nga gishti i mumjes , ata zbuluan se ajo ishte në fakt Anna Catharina Bischoff, e lindur në vitin 1719 dhe stërgjyshja e Boris Johnson. Antropologu Gerhard Hotz deklaroi të shtunën se edhe pse e ftuan Borisin për një intervistë dhe për të vizituar mumjen, ai nuk pranoi, duke cituar bisedimet lidhur me Brexit-in. Megjithatë, Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe deklaroi se ai ishte gjithmonë i lumtur të dëgjonte për paraardhësit e tij. Hulumtuesit zbuluan gjithashtu se trupi përmbante nivele të larta të merkurit, që përdoreshin për të trajtuar sifilizën në atë kohë, gjë që rezultoi në ruajtjen e trupit të saj.