Shpëtohen 800 emigrantë nga Garda bregdetare italiane
Rojet bregdetare të Italisë kanë shpëtuar qindra azilkërkues në Mesdhe. Forcat italiane të sigurisë shpëtuan 800 azilkërkues në Detin Mesdhe të shtunën dhe zbuluan dy trupa të pajetë.
Këta njerëz që barteshin me 5 anije u shpëtuan në disa operacione të ndara nga marina italiane, transmeton agjencia e lajmeve IRNA. Rruga mesdhetare është rruga më e rrezikshme për azilkërkuesit. Qindra mijëra azilkërkues dhe emigrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika janë shpëtuar në vitet e fundit nga rojet bregdetare italiane, spanjolle dhe greke. Trafikantët e qenieve njerëzore u marrin me mijëra euro emigrantëve duke i premtuar atyre se mund t’i dërgojnë në vendet evropiane. Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM), në 2017, 3,116 azilkërkues në Mesdhe kanë humbur jetën ose janë zhdukur, ndërsa në vitin 2018 kanë humbur jetën 206 persona.