Letra e Trump për udhëheqësit e vendeve afrikane
https://parstoday.ir/sq/news/world-i67863-letra_e_trump_për_udhëheqësit_e_vendeve_afrikane
Në një letër drejtuar udhëheqësve afrikanë, Donald Trump deklaroi: "Unë i respektojë thellësisht popujt e këtij kontinenti".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 28, 2018 14:34 Europe/Tirane
  • Letra e Trump për udhëheqësit e vendeve afrikane

Në një letër drejtuar udhëheqësve afrikanë, Donald Trump deklaroi: "Unë i respektojë thellësisht popujt e këtij kontinenti".

Presidenti amerikan i kërkoi gjithashtu presidentit të Ruandës dhe kryetarit të Bashkimit Afrikan, Paul Kagame, në margjinat e samitit të Davosit, për të përcjellë "ndjenjat e tij të sinqerta" për presidentët e kontinentit afrikan. Veprimet aktuale të Trump po bëhen pasi që ai disa ditë më parë i quajti të ndytë qytetarët e Haitit, El Salvadorit dhe të disa vendeve tjera afrikane, kur kërkoi ndalimin e pranimit të emigrantëve nga këto vende në SHBA. Deklaratat fyese të Trump u përballën me reagime të ashpra të bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht të vendeve afrikane, kështu që për herë të parë 54 ambasadorë afrikanë në OKB, përmes një letre të përbashkët dënuan deklaratat raciste dhe fyese të presidentit amerikan kundër vendeve afrikane dhe afrikano-amerikanëve dhe i bënë thirrje atij që të kërkonte falje dhe të tërheq këto deklarata. Gjithashtu, shumica e zyrtarëve amerikane dhe senatorë amerikan kanë dënuar deklaratat e presidentit amerikan. Senatori nga shteti Illinois Dick Durbin, ka thënë se fjalimi i Trump ishte racist dhe i neveritshëm. Megjithëse kanë kaluar mbi dy javë nga koha kur Trump bëri këto deklarata, Mousi Faki Mohamed, kryetar i Komisionit të Unionit Afrikan, në lidhje me këtë rast, ka thënë: Liderët afrikanë nuk mund të qëndrojnë të heshtur përballë deklaratave fyese të presidentit amerikan që i bëri në adresë të disa popujve dhe vendeve afrikane. Në këtë drejtim, jo vetëm që Trump nuk u ftua në samitin e tridhjetë të Unionit Afrikan në Adis Abeba, por gjatë fjalimit të tij në Davos, shumë zyrtarë afrikanë gjithashtu u larguan nga salla në shenjë proteste ndaj tij. Tani reagimet e ashpra të udhëheqësve të kontinentit afrikan dhe këmbëngulja e tyre që Trump të kërkojë falje, ka bërë që presidenti amerikan të tërhiqet nga qëndrimet e tij dhe të kërkojë falje dhe të tregoj respekt, duke u përpjekur të përmirësojë situatën para udhëtimit të tij në kontinentin afrikan. Pavarësisht që presidenti amerikan në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, pretendoi se slogani “Së pari Amerika” nuk do të thotë izolim të SHBA, por kërkimfalja e Trump pas bojkotit të tij nga vendet afrikane për arsye të qëndrimeve të tij fyese, tregon se politikat e presidentit të SHBA posaçërisht slogani “Së pari Amerika” jo vetëm që nuk ishte politikë korrekte, por ka çuar në izolimin e Amerikës në botë.