Protesta e punonjëseve në BBC
Janar 30, 2018 05:38 Europe/Tirane
Punonjëset e kanalit televiziv BBC janë ngritur në protesta kundër pagës së tyre më të ulët në krahasim me përnjohësit e këtij kanalit.
Sipas një njoftimi të agjencisë Reuters, punonjëset e BBC kanë akuzuar drejtorët e këtij kanali se burrat i paguajnë më shumë sesa femrat dhe se ata nuk respektojnë barazinë në punë. Ankesa e 170 femrave që punojnë në BBC i është dërguar komitetit mediatik të parlamentit anglez. Gjithashtu edhe sindikata e gazetarëve të Britanisë së Madhe ka përpiluar një ankesë të 121 punonjëseve të BBC për pagën e tyre të ulët dhe diskriminuese.
Tags