Shtetet e Bashkuara mund të sanksionojnë Turqinë
Një raport i sapo publikuar tregon se Uashingtoni ka gjasa të vendosë sanksione kundër Ankarasë për shkak të përpjekjeve turke për të blerë sistemin raketor S-400.
Sipas agjencisë së lajmeve Fars, një raport i fundit i Organizatës Hritch nga Turqia, duke folur për raportet mes Uashingtonit dhe Ankarasë, shkruan se për shkak të blerjes së sistemit të mbrojtjes raketore S-400 nga Rusia, ekziston mundësia që SHBA të sanksionojë Ankaranë. Agjencia e lajmeve Sputnik në lidhje me këtë rast thotë: Ekzistojnë shqetësime rreth asaj që kjo marrëveshje (për blerjen e sistemit S-400) mund të ndikojë në vendosjen e sanksioneve amerikane kundër Turqisë në vitin 2018 sipas "Ligjit për luftë kundër konkurrencës amerikane nëpërmjet sanksioneve" (CAATSA), i cili është miratuar në gusht të vitit 2017. Në dhjetor të vitit të kaluar, Rusia dhe Turqia nënshkruan një marrëveshje për të siguruar sistemet raketore të mbrojtjes ajrore S 400 të Rusisë në Turqi. Planet e Moskës dhe të Ankarasë për të çuar përpara tubacionin e gazit Stream do të rrisin varësinë e Turqisë nga energjia ruse dhe gjithashtu do të rrezikojë vendosjen e sanksioneve amerikane. Në vitin 2017, më shumë se 50 për qind e importeve të gazit natyror të Turqisë ishin siguruar nga Rusia, pavarësisht nga dëshira e Turqisë për të eliminuar varësinë e saj nga energjia ruse, janë bërë përmirësime në tubacionin kombëtar turk Stream.