Putin: Armët ruse shpartallojnë terroristët në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i68081-putin_armët_ruse_shpartallojnë_terroristët_në_siri
Presidenti i Rusisë ka thënë se armët ruse u bënë shkak për shpartallimin e terroristëve në Siri dhe në vende të tjera.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 31, 2018 12:26 Europe/Tirane
  • Putin: Armët ruse shpartallojnë terroristët në Siri

Presidenti i Rusisë ka thënë se armët ruse u bënë shkak për shpartallimin e terroristëve në Siri dhe në vende të tjera.

Presidenti rus të martën i bëri thirrje ushtrisë ruse që të bëhet një nga ushtritë më të forta në botë, përmes avancimit të pajisjeve ushtarake, duke shtuar se nuk ka asnjë rival sa i përket disa sistemeve ushtarake që posedon ushtria ruse. Vladimir Putin ka shtuar: Sipas të dhënave të Ministrisë ruse të mbrojtjes, në Siri janë përdorur 215 lloje të armëve ushtarake ruse, të cilat kanë treguar nivelin më të lartë të saktësisë gjatë përdorimit të tyre. Vlen të theksohet se Rusia në shtator të vitit 2015 në marrëveshje me qeverinë siriane ka filluar operacionet kundër terroristëve në Siri.