Presidenti amerikan urdhëron që burgu i Guantanamos të mos mbyllet
https://parstoday.ir/sq/news/world-i68087-presidenti_amerikan_urdhëron_që_burgu_i_guantanamos_të_mos_mbyllet
Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për të mbajtur të hapur burgun ushtarak të Guantanamos.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 31, 2018 17:04 Europe/Tirane
  • Presidenti amerikan urdhëron që burgu i Guantanamos të mos mbyllet

Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për të mbajtur të hapur burgun ushtarak të Guantanamos.

Urdhri më i fundit i Trump anulon vendimin e ish-Presidentit Barack Obama, i cili kishte vendosur të mbyllte këtë burg.  Burgu i Guantanamos, i lokalizuar në Kubë, është përdorur nga qeveria amerikane që prej sulmeve të 11 Shtatorit për të burgosur ata që Uashingtoni i konsideron “luftëtarë armiq”, por vetëm 41 të burgosur kishin mbetur aty së fundmi. Gjatë presidencës Obama, qindra të burgosur që vuanin dënimin në burgun e Guantanamos, u transferuan në burgje të tjera pas nismës së ish-presidentit amerikan për ta mbyllur. “Terroristët nuk janë thjesht kriminelë, ata duhet të trajtohen si terroristë që janë”, tha Presidenti Trump ditën e martë gjatë fjalimit në Shtëpinë e Bardhë. Burgu i Guantanamos ka qenë i diskutueshëm që kur u hap për herë të parë, pasi grupet për të drejtat e njeriut ankohen për kushtet dhe torturat ndaj të burgosurve.