Bisedë telefonike midis presidentëve të Turqisë dhe Rusisë
Presidentët e Turqisë dhe Rusisë shprehën pikëpamjet e tyre në një bisedë telefonike në lidhje me rezultatet e takimit të Dialogut Kombëtar të Sirisë që u mbajt në Soçi.
Sipas Agjencisë së lajmeve Sputnik nga Ankaraja, Vladimir Putin dhe Rexhep Tajip Erdogan, në një bisedë telefonike, kanë përshëndetur rezultatin e raundit të fundit të bisedimeve të paqes në Soçi dhe kanë theksuar mbi rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në këto bisedime për zgjidhjen e krizës në Siri. Putin dhe Erdogan theksuan se formimi i Komisionit kushtetues ishte një nga rezultatet kryesore të takimit. Nga ana tjetër, të dy presidentët biseduan edhe në lidhje me operacionet ushtarake turke në veri të Sirisë.